Sa do të jetë paga e ushtarakëve në Shqipëri nga 1 korriku

Duke filluar nga data 1 korrik 2022, paga e ushtarakëve do të rritet me 30%. Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë me 22 qershor është publikuar dje (24 qershor) në Fletoren Zyrtare.

Të gjithë ushtarakët, nga ushtari i parë dhe deri tek gradat më të lartë, nga data 1 korrik, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave do të kenë një page 30% më të lartë.

Paga minimale në Forcat e Armatosura do të jetë mbi 51 mijë lekë të reja, shtuar edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtime të tjera sipas vështirësive.

Read Previous

Limos Dizdari: Mjekët e Spitalit ‘Shfqet Ndroqi’ më ndryshuan trajtoren e jetës

Read Next

Aksident në Kukës, plagoset nëna me dy fëmijë