Aksident në Kukës, plagoset nëna me dy fëmijë

Një aksident me pasojë plagosjen e një familje ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Kukësit. 

Mësohet se një mjet tip ‘Golf’ është përplasur dhe për pasojë janë plagosur nëna me dy fëmijët.

Sipas burimeve të plagosurit janë dërguar me ambulancë në spital ndërsa gjendja e tyre nuk dihet.

Sa i përket kryefamiljarit i cili ishte edhe drejtues i mjetit, ka marrë dëmtime të lehta.

Read Previous

Sa do të jetë paga e ushtarakëve në Shqipëri nga 1 korriku

Read Next

Mediat serbe: Krahasimi i Kosovës me Donbasin nga Putini, thikë pas shpine Serbisë