Robert Levandovski fitues i Topit të Artë?

Debatet për fituesin e trofeut Topi i Artë kanë qenë gjithmonë diçka sensitive. Një foto e dalë sot ka bërë namim në rrjetet sociale pasi zbulon emrin e lojtarit që do ta fitojë.

Në foto duket qartë emri i Robert Levandovskit si fituesi për këtë vit i çmimit prestigjioz. Sulmuesi i Bayern Mynih ka qenë i pandalshëm përgjatë këtyre viteve, duke fituar gjithçka në nivel klubesh, ku bie në sy tripleta e fituar me Bajernin në sezonin 2019-2020. Sezonin e kaluar polaku theu rekordin e Gerd Myler në Bundesligë, duke shënuar 41 gola.

Nuk dihet nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, por paraprakisht precedenti Modriç i vitit 2018 e bën të besueshëm këtë lajm.

Read Previous

Eksperimentet nuk arrijnë të vërtetojnë se vaksinat Covid-19 përmbajnë substanca të rrezikshme

Read Next

Kush e helmoi popullin e Krujës? Po opozita ç’bën?