Rikthehet Zlatan

Milan luan sot në 20:45 me Veronën në San Siro. Për sfidën e Serie A, trajneri Pioli do ketë në dispozicion edhe Ibrahimovic. Suedezi rikthehet nga dëmtimi dhe me gjasë do marrë minuta në përballjen e sotme.

Të rikuperuar gjithashtu janë edhe Calabria e Giroud. Për kuqezinjtë nuk janë ende gati Maignan, Plizzari, Mirante, Florenzi, Theo, Bakayoko, Messias dhe Diaz.

Lista e lojtarëve të gatshëm për sot:

Portierët: Jungdal, Tatarusanu.
Mbrojtësit: Ballo-Touré, Calabria, Conti, Gabbia, Kalulu, Kjaer, Romagnoli, Tomori.
Mesfushorët: Bennacer, Castillejo, Kessie, Krunic, Saelemaekers, Tonali.
Sulmues: Giroud, Ibrahimovic, Leao, Maldini, Pellegri, Rebic.

Read Previous

COVID-19 / Rusia shënon 1002 jetë të humbura

Read Next

Rusia fut Evropën në “akullnajë energjitike”