Rama tallet me ‘mamicën’: Nëse keni pyetje për Skënderbeun, pyesni atë se e kam me vete

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar ministrat që e shoqërojnë për mbledhjen e 8 të përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri që do të mbahet ditën e nesërme në Prishtinë.

“Duke qenë se kohët e fundit kam pasur privilegjin të kem kontakte me disa prej jush dhe kam vënë re se nga njëra anë ka dëshirë të madhe për të investuar në Shqipëri, nga ana tjetër ka mungesë informacioni lidhur me kushtet për sistemin fiskal apo që kanë të bëjnë me nxitjen e investimeve në turizëm, mendoj që do ishte e udhës ta shfrytëzoja këtë rast dhe për të folur disa fjalë me ju.

Në rast se do të duhen përgjigje teknike, kam marrë Ministren e Financave, ministren e Zhvillimit Rural, ministren e turizmit dhe mjedisit duke pasur parasysh që janë fusha me interes për ju. Kam marrë dhe Ministren për Parlamentin nëse keni pyetje specifike për Skënderbeun”, tha Rama.

Elisa Spiropali u bë meme në rrjete sociale kohë më parë, ndërsa vazhdon të thotë po njësoj se kryeministri Edi Rama është si heroi kombëtar, Skënderbeu.

Read Previous

Rama në Kosovë si misionar i Beogradit!

Read Next

Aksident i rëndë në Institut, përmbyset makina