Rama në Kosovë si misionar i Beogradit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar vizitën e Ramës më Kosovë, për takimin midis dy qeverive, si misionar të Beogradit.

Pasditen e sotme, media kosovare raportoi se Edi Rama, në takimin e Ohrit për Open Balkan, kishte deklaruar se, do ta rrëzoj Albin Kurtin nga qeveria deri në shtator.

Duke marrë shkas nga kjo indieci, Berisha e ka cilësuar Ramën shërbëtor të sebomadhit Aleksandër Vuçiç.

Postimi i plotë i Berishës

“Te dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit ku presidenti i sebomadhise Aleksander Vuçiç me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te procesit te Berlinit duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsguente kunder projektit ruso -serb te Ballkanit te Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguence interesat e kombit shqiptar por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon.

Me kete rast duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroj vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar.”, shkruan kreu i PD në Facebook. ©kumtari.al

Read Previous

Milani pranë marrëveshjes me galaktikun

Read Next

Rama tallet me ‘mamicën’: Nëse keni pyetje për Skënderbeun, pyesni atë se e kam me vete