Rama jep lajmin e madh për shqiptarët: Janë lëshuar në hapësirë dy satelitët shqiptarë, Albania 1 dhe 2

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dije se janë lëshuar në hapësirë dy satelitët shqiptarë, Albania 1 dhe 2.

Ai ka postuar një video gjatë lëshimit të tyre në Florida, ku është lëshuar raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6.

Rama: Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2.

Read Previous

Makina del nga rruga, humb jetën drejtuesi dhe plagosen 4 të rinj

Read Next

Kush është futbollisti shqiptar që ka fituar dy tituj kampion me skuadrën saudite që ka transferuar Cristiano Ronaldon