Duke marrë shkasë nga transferimi i bujshëm i Cristiano Ronaldos te ekipi i Al Nassr, futbollisti shkodran Hysen Zmijani, ka risjellë në vëmendje kohën kur ai ishte futbollist i klubit arab.
Përmes një postimi në facebook Zmijani, i uron sukese Ronaldos dhe ka ndarë disa nga momentet kur ai ishte pjesë e ekipit Al Nassr.
Madje lojtari shkrodan ka arritur të shpallet dhe dy herë kampion i Arabisë Saudite, duke qenë pjesë e klubit.
“Disa kujtime nuk shuhen kurrë Alnassr Fc. 30 vite me parë, kam firmosur me Al-Nassr. Të qenit pjesë e këtij klubi ka qenë një eksperiencë shumë e bukur në karrierën time ku në 2 vite që kam luajtur atje, kemi fituar 2 kampionate (1993-1994 dhe 1994-1995). Me gëzon të shoh këtë klub duke bërë tituj në mbarë boten me lojtarin e tyre më të ri Cristiano Ronaldo .
Jam krenar që kam qenë pjesë e ketij klubi! I uroj Cristianos dhe skuadrës sukses! “, shkruan futbollisti.