Putin – Erdogan- partnerë apo rivalë?

Moska mbështet qeverinë në Ankara, sepse në Turqi do të ketë zgjedhje në qershor. Po si janë raportet Putin – Erdogan? Janë ata partnerë apo rivalë?

Agresioni në Ukrainë e ka futur Rusinë në izolim brenda një kohe të shkurtër, veçanërisht në vendet e industrializuara perëndimore. Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka më asnjë partner serioz në vendet perëndimore. Turqia është një ndër të rrallat që ka mbajtur komunikim të rregullt me Rusinë. Putini dhe kolegu i tij Rexhep Tajip Erdogan kanë mbajtur një marrëdhënie të ngushtë prej vitesh.

Erdogani më pas përdori me mjeshtëri fillimin e luftës për të zgjeruar ndikimin e tij: Kur kanalet diplomatike në Rusi ishin pothuajse të mbyllura, Ankaraja ofroi të ndërmjetësonte midis Moskës dhe Kievit dhe është ende lojtari kryesor me të cilin të dyja palët duan të bisedojnë. Takime të nivelit të lartë mes ukrainasve dhe rusëve janë zhvilluar në Turqi.

Në një prej këtyre takimeve është arritur edhe marrëveshja për eksportimin e drithërave ukrainase nëpër Detin e Zi, e arritur në korrik 2022, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, që u nënshkrua në Stamboll.Erdogan und Putin (Archivbild)

“Turqia është dritarja e Rusisë”

Eksperti i politikës së jashtme dhe energjisë, Aydin Sezer konfirmon se lufta në Ukrainë ka ndihmuar liderët turq dhe rus të afrohen më shumë. “Për Rusinë, Turqia është si dritarja drejt botës. Marrëdhënia me Ankaranë është shumë e rëndësishme dhe e vlefshme për Kremlinin.” Për ta mbajtur kështu, udhëheqja në Moskë do të donte të shihte qeverinë në Ankara të konfirmuar në zgjedhjet e 18 qershorit 2023. Sipas Sezerit, Putin e kuptoi “se është në interesin e Rusisë që një lider si Erdogan të qeverisë Turqinë”.

Kjo është arsyeja pse Moska kohët e fundit ka bërë disa përpjekje për të mbështetur qeverinë aktuale turke. Për shembull, kompania shtetërore ruse Gazprom ka shtyrë borxhet e Turqisë nga blerja e gazit. Rusia nuk po e bën këtë “vetëm kot”, sepse kjo është në interesin e Rusisë, tha për DW një diplomat turk në pension, i cili dëshiron të mbetet anonim. Në tetor 2022, Putini sugjeroi se Turqia mund të shndërrohej në një qendër të ashtuquajtur energjetike. Kjo do të nënkuptonte që gazi rus do t’u dërgohej konsumatorëve evropianë nëpërmjet Turqisë – një situatë e favorshme për të dy presidentët./DW

Read Previous

“Hej kukulla e Putinit, ku je?” Anonymous “godet” sërish Vuçiçin

Read Next

Paloka: Elisa u tregua më e zgjuar, nuk tregoi kur ia vodhën shtëpinë