“Hej kukulla e Putinit, ku je?” Anonymous “godet” sërish Vuçiçin

Disa përdorues të rrjetit social Twitter, që pretendojnë të jenë pjesë e grupit ndërkombëtar të hakerëve, Anonymous, kanë vijuar me sulme ndaj presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Ky grup që prezentohen si hakerë, kanë bërë të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Me qentë, akoma?!”, është mesazhi së fundmi i dërguar presidentit serb.

Grupi Anonymous nisi sulme ndaj Serbisë që në kohën kur Beogradi kishte vendosur barrikadat në veri të Kosovës.

Gjithashtu, grupi i hakerëve Anonymous ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç se po vepron si “kukulla e Putinit” ndërsa Serbia nxit konfliktin me Kosovën në një akt që Rusia shpreson se mund të shkëpusë Perëndimin nga Ukraina.

“Rusia po përpiqet të hapë një front të ri në Europë për të shpërqendruar Perëndimin,” tha për Fox News Digital, Ivana Stradner, një këshilltare e Qendrës Barish për Mbrojtjen e Demokracive për Integritetin Mediatik.

“Rusia nuk dëshiron të dërgojë trupa, tanke apo avionë në Ballkan ku ndodhen Kosova dhe Serbia”, tha Stradner.

“Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të krijojë kaos brenda rajonit.”

Kosova javën e kaluar mbylli kufirin e saj me Serbinë pasi të dy vendet po përballen me tensione në rritje. Serbët etnikë kishin ngritur barrikada në kufi për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë etnikë.

Read Previous

Duka prezanton Sylvinho-n, braziliani i parë në stolin kuqezi (VIDEO)

Read Next

Putin – Erdogan- partnerë apo rivalë?