Pse nuk duhet të publikoni foto të fëmijëve në ditën e parë të shkollës

Bërja e fotove në ditën e parë të shkollës në shtëpi apo në shkollë është kthyer në një traditë në vendin tonë për vite me rradhë.

Shumica e prindërve e shohin këtë si një dokumentim të një momenti mjaft të bukur në jetën e fëmijëve, por studiuesit ngrejnë alarmin duke e konsideruar si tërësisht të gabuar.

 

Por përse nuk duhet të publikojmë fotografi të fëmijëve në ditën e parë të shkollës?

Sipas themelueses së një shoqate mbi viktimat e keqtrajtimeve, përdhunimeve etj, një gjë e tillë u jep vendndodhjen e saktë pedofilëve dhe personave të tjerë që mund të kenë qëllime të këqija ndaj fëmijëve.

“Faleminderit shumë të gjithë prindërit që kanë postuar foto të fëmijëve të tyre me uniforma.

Tani mund të përcaktoj se ku janë ata, të pretendoj se i njoh, të pres jashtë shkollave të tyre, të pretendoj se i njoh prindërit e tyre dhe te kujdesem – një gjë të tillë do të thoja nëse do të isha një pedofil apo rrëmbyes.

Mendoni! Nëse nuk i lejoni fëmijët tuaj të postojnë foto të tyre në internet, atëherë pse e bëni ju një gjë të tillë,” shkroi ajo në Twitter.

Pas deklaratës së saj të shumtë ishin prindërit që e mbështetën, por pati dhe nga ata që menduan se ajo po e ekzagjeronte.

Gjithsesi është në dorë të çdo prindi të bëjë zgjedhjen më të mirë dhe të sigurt për fëmijën e tij. Megjithatë në nëj shoqëri të tillë me probleme nga më të ndryshme që po hasim sëfundmi, do të ishte mirë që në të mbronim fëmijët nga çdo rrezik i

 

Read Previous

Rikthehet vetingu, drejtues e policë në “duart” e Ardi Veliut! 

Read Next

Berisha nga memoriali i Azem Hajdarit: Të ngrihemi si në vitin ‘90 për të larguar regjimin