Pse e braktisën këtë vit zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain

Kryetari i PD-së, Sali Berisha shprehet se këtë Vit të Ri, zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë braktisën Montekarlon për Dubain.

“Të dashur miq, dëshmitarë të besueshëm që vizituan këtë fundviti Montekarlon, konfirmuan se ky qytet këtë vit u braktis jo vetëm nga multimiliardierët rusë, por habitshëm edhe nga ministrat dhe zyrtarët e lartë shqiptarë, që ia thonë me pasion çmendurisht bixhozit, madje jo vetëm famozët e tipit Ahmetaj, Klosi, Shalsi dhe zonjat ministre të llojit Erisa….

Kjo braktisje e Montekarlos, kryeqytetit të bixhozit dhe luksit evropian nga ministrat, zyrtarët dhe deputetët e Partisë Socialiste, sipas specialistëve të turizmit lidhet para se gjithash me rënien dramatike të kësaj epiqendre të luksit, ahengut, bixhozit dhe teprisë së kontinentit tonë pas vendosjes së sanksioneve ndaj multimiliardierëve rusë nga BE dhe SHBA, pas sulmit barbar të Rusisë ndaj Ukrainës, çka shënoi një rënie të madhe dhe të gjithanshme të jetës dhe veprimtarisë së Mantekarlos dhe gjallërimin e paparë të Dubait nga klientët e rinj.

Sipas menaxherëve të hoteleve, rusët janë shkaku kryesor, por këtë vit aty mungojnë edhe bjellorusët, serbët dhe shqiptarët.

Përveç këtyre, një shkak tjetër kryesor i braktisjes së Montekarlos nga narkoqeveritarët e Edi Ramës qëndron në faktin se në këtë qytet-shtet nuk pranohen pagesa me para në kesh, kurse në Dubai udhëton lirshëm me thasë e baule plot me euro ose me kuletën dixhitale plot me Bitcoin dhe paguan çdo gjë pa asnjë lloj kërkese për origjinën e parave kesh.

Xhelozia ndaj Msr.Hedonizmit siç thërrasin Ballukun për biftekun e saj 1000 euro në pjatë në restorantin e Nusret Bei Kripës është bërë nxitje dhe trend për elitën e degraduar të rilindjes, e cila preferon tashmë për inat të saj vetëm restorantin e Nusret Bej Kripës në Dubai dhe jo gjetiu për të shijuar si Belinda biftekun 1000 dollarë.

Sidomos zonjat ministre dhe të tjera janë të sëmura nga nepsi i biftekut të Belës! Dhe vetëm për këtë arsye ato e kanë një udhëtim në Dubai dhe një drekë në restorantin e Nusret Bej Kripës një voyage en rêve (udhëtim në ëndërr) dhe një drekë si në qiellin e 7-të.

Por ky vit i ri në luks të shfrenuar në Dubai është dhe fillimi i fundit të shpejtë të elitës së degjeneruar dhe të pa shpirt të sektit të rilindjes”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social Facebook.

Read Previous

Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit

Read Next

DW/ A do të jetë viti 2023 pikë kthese për Serbinë në raport me Kosovën