Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për Parkun Kombëtar të Butrinit. Lajmi është njoftuar nga deputetja e Partisë Demkratike, Ina Zhupa.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 janar 2023.

Më pas do të zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka”, shkruan Zhupa në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Partia Demokratike ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Zhupa e ka cilësuar ligjin antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972. Ajo thekson se ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut. Kjo bie në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë.

Read Previous

Gomonia në La Mansh/ Dyshime për 10 të mbytur, mes të mbijetuarve 1 shqiptar

Read Next

Pse e braktisën këtë vit zyrtarët e lartë dhe qeveritarët shqiptarë Montekarlon për Dubain