Provokimi i Mitsotakis nga Himara/ Berisha: Minoritet? Absurditet i madh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat provokative të kryeministrit grek Mitsotakis dje nga Himara ku tha se është një minoritet grek.

Berisha pohoi se kjo deklaratë është absurditeti më i madh historik, ndërsa ia adresoi këtë ‘faj’ këshilltarëve të Mitsotakis.

“Kryeministri i Greqisë, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si qytetar i lirë apo zyrtar i çliruar nga çdo lloj kompleksi. Mund të vizitojë dhe Himarën. Por, zhurma se Himara është minoritet, është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larë në gjak për identitetin e tyre. Himara ka një realitet të pamohueshme që një pjesë e fshatrave flasin eh shqip dhe greqisht, qyteti ç’është e vërteta, porti i vjetër është i miksuar, shqiptarë, Venecian dhe siç kanë portet, miksturë. Por këto as gjuha, as mikstura, s’e bëjnë kurrë Himarën veçse bastion e shqiptarizmit. Himara e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve kanë pasur venomat, kodet, kanunet e tyre.

Read Previous

Berisha publikon skandalin: Klodian Zoto ka qenë menaxher i kompanisë ‘Hermes’ të Arben Ahmetajt

Read Next

Dy të vrarë dhe disa të plagosur, të shtëna me armë në qendër të Parisit