Dy të vrarë dhe disa të plagosur, të shtëna me armë në qendër të Parisit

Dy persona u vranë dhe disa u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Parisit, ndërsa është arrestuar një të moshuar.

Sipas informacioneve paraprake të raportuara nga mediat franceze, të shtënat kanë ndodhur në Qendrën Kulturore Kurde Ahmet-Kaya, në rrugën 16 Rue d’Enghien.

Mësohet një 70-vjeçar ka hapur zjarr ndaj disa personave. Gjatë arrestimit të tij, policia ka marrë në dorë armën me të cilën ai ka qëlluar.

Policia rekomandon shmangien e zonës dhe ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës.

Read Previous

Provokimi i Mitsotakis nga Himara/ Berisha: Minoritet? Absurditet i madh

Read Next

Sulmi kibernetik/ Credins: Llogaritë dhe asetet e klientëve janë të sigurta