Presidenti Meta pret kampionin e peshëngritjes Briken Calja

Preaidenti i Republikës, Ilir Meta, ka pritur peshëngritësin Briken Calja i cili fitoi medalje në garat e fundit.

“Faleminderit Briken Calja dhe të gjithëve ju, që guxoni dhe kurrë nuk dorëzoheni!”- shkruan presidenti në rrejtin social Facebook, ku ka pozuar me peshëngritësin Calja.

Postimi i Presidentit:

“Shumë i lumtur të prekja sot medaljet e arta dhe të argjendta të kampionit të botës, Briken Calja.

Sa djersë, sakrifica dhe heroizëm për t’i fituar!
Faleminderit Briken Calja dhe të gjithëve ju, që guxoni dhe kurrë nuk dorëzoheni!
Falenderime edhe për trajnerin e tij, Gerald Toska dhe mbështetësit e Brikenit!
Përshëndetje edhe për vendimin e fundit të Qeverisë për të shpërblyer çdo medalje!
Uroj që 2022 të jetë një vit i artë për peshëngritjen dhe sportin tonë!
Me pak mbështetje, në 7 -10 vitet e ardhshme Shqipëria mund të jetë kampionia e botës në peshëngritje.”

 

Read Previous

Berisha paralajmërom Ramën nga Fieri: Hiq dorë se do merremi edhe me ty

Read Next

Biden përfundon fjalimin në Kapitol: Jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës