Presidenti i ri/ Kundër propozimit të Alibeajt, edhe Mediu në linjën e Idrizit: Absurde që politika të përjashtojë politikën. Të hënën s’do ketë një kandidat

Pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka folur për mediat.

“Qëndrimi ynë është që duhet të kemi një qëndrim të përbashkët opozitar për të plotësuar kushtet për president. Siç shoh procesin, besoj se s’do të ketë një kandidat ditën e hënë. Është absurde që politika të përjashtojë politikën. Ka njerëz që mund të konsiderohen njerëz me atribut. Qëndrim ynë ishte ky se do të kemi një dakordësi mes opozitës.”, tha Mediu.

Read Previous

Një person tenton të futet me forcë në Kryeministri

Read Next

Raundi i pare për zgjedhjen e presidentit rrezikon të zhvillohet pa kandidat