Një person tenton të futet me forcë në Kryeministri

Një 32-vjeçar ka tentuar të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë gjatë ditës së djeshme në Tiranë. I riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë duke synuar futjen brenda ambienteve të saj për arsye ende të paqarta.

Pas kësaj, kanë ndërhyrë punonjësit e tjerë të Gardës duke bërë ndalimin e tij deri në ardhjen e policisë, e cila e ka shoqëruar në komisariat duke i komunikuar edhe veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë”, njofton policia.

 

 

Read Previous

Shtatë mijë euro bileta, tërbohen holandezët: Do të marrim edhe gjyshërit në Shqipëri

Read Next

Presidenti i ri/ Kundër propozimit të Alibeajt, edhe Mediu në linjën e Idrizit: Absurde që politika të përjashtojë politikën. Të hënën s’do ketë një kandidat