Presidenti i Milanit “aktivizon alarmin”: Serie A është kthyer në Serie B të Europës.

Kampionati italian i futbollit dhe elita e saj, Serie A, në vitet e fundit kanë vuajtur jo pak në aspektin ekonomik.

Një situatë e tillë ka bërë që në Itali të ketë gjithnjë e më pak investime, teksa e përkthyer në aspektin sportive do të thotë gjithnjë e më pak yje e më pak stadium të reja.

Sipas SuperSport, këtë e thekson edhe presidenti i Milanit kampion italie, Paolo Scaroni. Ky i fundit “aktivizon alarmin” për të ndryshuar pasi sipas tij Serie A është kthyer në Serie B të Europës.

“Serie A është shndërruar në një Serie B të Europës, në 20 vitet e fundit kampionatet e tjerë europiane na kanë kaluar në çdo aspekt. Dhe si rezultat i kësaj, produkti që ofrojmë është skarco. Nuk mund të transferojmë lojtarë si Messi apo Mbappe pasi nuk i përballojmë dhe nëse vazhdojmë kështu do t’i largohemi gjithnjë e më shumë futbollit të bukur.

Duhet të ofrojmë diçka që njerëzit të kënaqen pasi futbolli është një sport, por është edhe spektakël. Dhe si i tillë kërkon stadiume të ndriçuar mirë, të tejmbushur, modern. Nuk është shumë e rëndësishme që të jenë të mëdhenj dhe me shumë ulëse. Por, të krijosh infrastrukturë në Itali është një problem dramatik. Tani për të bërë një stadium duhet marrë edhe aprovimi i qytetarëve dhe ky proces do të marrë të paktën një vit. E kuptoni, i kemi të gjitha aprovimet dhe sërish humbasim kohë.

Pastaj janë të drejtat televizive, në Serie A arkëtojmë 200 milionë euro në vit ndërsa në Premier 2 miliard. Është një rreth nga i cili nuk dalim dot. Mangësitë në lojë? Spektakli vjen kur luhet shumë dhe pa ndërprerje, në muajin shkurt ndeshja mes Milanit dhe Udineses u mbyll me 48 minuta e 38 sekonda lojë efektive nga 97 në total. Këtu çdo gjë është e mërzitshme dhe në këtë pikë duhet të kontribuojnë edhe arbitrat për t’u përmirësuar”, u shpreh Scaroni.

Read Previous

Pse nuk iu bashkua Johnson aleatëve një ditë më parë, dhe ta bënin vizitën së bashku si aleatë të mirë, që kanë të njejtat interesa dhe të njejtin qëllim.

Read Next

Berisha takon shefin e OBSH-së Tedros Adhanom në Baku