Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Papa Françeskun në Vatikan

Presidenti Joe Biden ka nisur një seri takimesh diplomatike në Evropë përpara samitit të klimës të OKB-së të javës së ardhshme, COP26 në Skoci.

Takimi i tij i parë ishte në Vatikan, ku ai lavdëroi Papën për udhëheqjen e tij në ndryshimet klimatike, raporton BBC.

Gjatë një takimi 90 minutash në Vatikan, Biden falënderoi Papën për mbrojtjen e tij për të varfërit e botës dhe ata që vuajnë nga uria dhe persekutimi. Ai vlerësoi gjithashtu udhëheqjen e Papës për krizën klimatike dhe pandeminë.

Zoti Biden i dhuroi Papës një monedhë të veçantë dhe e quajti atë “luftëtari më i rëndësishëm për paqen që kam takuar ndonjëherë”. Në anën e pasme të monedhës ishte shenja e njësisë së Gardës Kombëtare të Ushtrisë Delaware, njësia në të cilën shërbente djali i ndjerë i Presidentit, Beau Biden.

Ai tha me shaka se nëse papa nuk do ta kishte monedhën me vete në takimin e radhës, do t’i duhej të “blinte pijet”.

Papa Françesku i dha zotit Biden një pllakë qeramike dhe shkrimet e tij të fundit mbi mësimet katolike.

 

 

Read Previous

Greta Thunberg kritikon edhe bankat

Read Next

Covid-19 në vendin tonë/ Ja si paraqitet situata në 24 orët e fundit