Policia e Krujës jep detaje nga masakra e ndodhur në Fushë Krujë

Policia e Krujës ka dhënë detajet e para zyrtare në lidhje me masakrën e ndodhur në mbikalimin në Fushë Krujë.

Policia thotë se ka identifikuar vetëm Diklen Vatën, i cili ka dalë nga makina, por është vrarë.

Vata është i vetmi që nuk është prekur nga flakët që kanë përfshirë makinën.

Policia thotë se në makinë e gjetur të djegur në Larushkë është gjetur një kallashnikov që është përdorur në masakrën me 3 të vrarë.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Krujës.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer, por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit është konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve.

Read Previous

Është identifikuar njëri nga viktimat e masakrës me armë në mbikalimin e Fushë Krujës.

Read Next

Majmuni Kiko merret sërish në pyetje