Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Ditën e nesërme Shqipëria do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime por edhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht në relievet malore në lindje.

Ndërsa ditën e djelë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të mbeten të freskëta ndërsa në ato të mesditës relativisht të larta për periudhën që ndodhemi për shkak të masave ajrore me origjinë jugore.

Read Previous

Meta zbulon abuzimin brenda Bashkisë Tiranë: Po vjedhin lekët e qytetarëve!

Read Next

Kishte marrë mjekim për dhëmballën, ndërron jetë rrugës për në spital 32-vjeçari