Meta zbulon abuzimin brenda Bashkisë Tiranë: Po vjedhin lekët e qytetarëve!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga Kuçova se paratë e qytetarëve të Tiranës shkojnë tek inceneratorët inekzistentë ndërsa shtoi se kreu i kësaj skeme vjedhje është kryeministri Edi Rama.

Ilir Meta tha se Bashkia e Tiranës ka 70 mln euro paga, ndërsa shtoi se për 3 mijë punonjës, nëse i kontrollon me TIMS janë jashtë vendit, dhe paratë ndahen mes njëri-tjetrit brenda Bashkisë.

“70 mln euro paga ka Bashkia e Tiranës, 3 mijë nga ata, po t’i kontrollosh me TIMS janë jashtë, i ndajnë me njëri-tjetrin. Lekët e qytetarëve shkojnë te inceneratorët që s’ekzistojnë, vjedhje, hajdutëri e paparë. Në krye të kësaj hajdutërie qëndron Edi Rama.”-tha Meta.

Më tej ai deklaroi se 1 km rrugë kushton 15 mln euro, 7 herë më shumë se në Serbi dhe në Bashkimin Europian. Kreu i PL, u ndal edhe tek pagat e mësuesve. Meta deklaroi se një mësues në Shqipëri paguhet 4200 euro në vit, as 400 euro në muaj.

“Në Malin e Zi paguhen 9900 euro në vit, pra mbi dyfishin tonë. Mësuesi në Velipojë merr 370 euro, mësuesi atje matanë Velipojës merr gati 900 euro në muaj.”-tha Meta.

Read Previous

Shkodër/ Humbi kontrollin e motorçikletës, ndërron jetë 59-vjeçari

Read Next

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti