Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Një ngjarje e rënd ka ndodhur, mëngjesin e sotëm, në Lushnje. Një 65 vjeçar është plagosur me armë zjarri jashtë banesës së tij. Sipas njoftimit të policisë, i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën me dije se, për plagosjen e shtetasit F. V., është arrestuar vëllai i tij shtetasi S. V.
Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 05:00, në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë, në territorin e jashtëm të banesës së tij, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F. V., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Njoftimi dytë
Informacion paraprak:
Si rezultat i reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të plagosjes së shtetasit Faik Veliu.
Autori eshte shtetasi Sami Veliu, vellai i 65 vjeçarit. Me vone do kete njoftim te plote per rrethanat e ngjarjes.