PERSONAZHI I VITIT 2021 – Jaroslav Ludva

Sondazhi i Kumtari.al për njeriun e vitit 2021 është mbyllur në orën 20:00 të datës 31.12.2021.

Sondazhi u hap më datë 25 dhjetor 2021, lexuesit e Kumtarit midis pesonazheve të përzgjedhur për t’u votuar kanë votuar më së shumti Ambasadorin e Republikës së Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva.

Arsyeja pse votuesit tanë kanë zgjedhur ambasadorin Jaroslav Ludva ndoshta ka të bëjë me antipatinë që kanë krijuar një pjesë e ambasadorëve të huaj që shërbejnë në vendin tonë duke u përfshirë në punë që u takojnë dhe më së shumti në punë që nuk u takojnë, duke shkelur shpesh edhe Koventën e Vienës për rolin e ambasadorëve. 

Ambasadori i Republikës së Çekisë në Tiranë. Diplomat që flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, por që nuk është përzier kurrë në punët e brendshme të Shqipërisë. Ka ditur të ruajë staturën serioze të diplomatit.

Në vendin e dytë është renditur “vajza e fermerit”, vajza nga Fieri e cila i kërkoi kryeministrit Rama që kur të blejë dhurata për djalin e tij të vogël, të mendojë edhe për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të bëjnë dhurata.

Në vendin e tretë është renditur personazhi anonim i cili hodhi në publik të dhënat e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve. Siç duket publiku ka patur kuriozitet të madh për pagat e njëri-tjetrit. ©kumtari.al

Read Previous

Viti 2021 në objektivin e REL

Read Next

50 faqet më të klikuara në Shqipëri, sipas Alexa.com