Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS / Rama: Një vijë e kuqe është vendosur në Kongresin e Partisë / Punësimet nuk janë pronë e PS

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS, Rama ka bërë një prononcim për shtyp dhe ka bërë të ditur një vendim të rëndësishëm që është marrë në Kongresin e Partisë.

Ai ka thënë se punësimet në administratën publike nuk do të jenë në dorë të PS, por do të jenë funksion i qeverisë dhe strukturave përkatëse.

Kjo është “vija ndarëse që do na garantojë kalimin në nivel tjetër për vetë cilësinë dhe qasjen e administratës me individin”, është shprehur kyeministri Rama.

 

“Në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër më qendër, për të verifikuar cilësine e përfshirjes së gjithë anëtarëve të PSD në zgjedhje në raport me rezultatet, dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurjet e reja pavarësisht moshës dhe për të krijuar një bazë të re për të ecur tutje. Dua të nënvizoj që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e Partisë dhe do thellohet në vijimësi, është se punësimet nuk janë prone e PS por e popullit shqiptar, dhe janë funksion i qeverisë dhe gjithë strukturave sipas kushtetutës. Ta kenë të qartë të gjithë, kjo nuk është propagandë, por vija ndarëse që do na garantojë kalimin në nivel tjetër për vetë cilësinë dhe qasjen e administratës me individin. Në pjesën tjetër të administratës kemi një problematike të trashëguar nga 30 vite dhe duhet ta heqim,. Ajo që dua të them është se deputetët janë aty për t’i shërbyer popullit. Për të çuar të gjitha mesazhet e nevojshme te njerëzit. Për të degjuar njerëzit. Për të sjellë në veshet e anëtarëve të qeverisë të gjitha shqetësimet. Nuk janë punëdhënës deputetët. Kjo nuk diskutohet. Mënyra e punësimeve janë procese që rregullohen nga ligjet shqiptare.”

 

kumtari.al

Read Previous

Greqia “zgjohet” nën ujë, pamje katastrofike, përmbyten rrugë e shtëpi, mbyllen shkolla

Read Next

Stuhitë ekspozojnë dështimet e Athinës