Për herë të parë një grua do të ketë një post të lartë në Vatikan

Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ të Vatikanit, tha Selia e Shenjtë.

Motra françeskane, Raffaella Petrini, u emërua sekretare e përgjithshme e divizionit – zyrës së dytë më të lartë të qytetit të Vatikanit.

Petrini, 52 vjeçe, do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e administratës, përfshirë muzetë e Vatikanit, zyrën postare dhe policinë.

Françesku, 84 vjeç, ka thënë se dëshiron që gratë të luajnë një rol më të madh në Kishën Katolike Romake.

Read Previous

SQUID GAME! FILLON LOJA E VDEKJES

Read Next

Efektet për heqjen e TVSH-së 6%; Shoqata e Përpunuesve të Qumështit: Kompanitë po shqyrtojnë kontrata për blerje të qumështit në Europë