PËR ÇFARË QESH

Pikërisht në një foto gazete
Zoti ministër në k’të gjithësi
pashë shend e verë fytyrën tënde
dhe det me gaz, plot eufori
ndaj jam kurioz zoti ministër
Për çfarë qesh ti, për çfarë qesh ti.
nga dritarja jote shihet plazhi
por jo, kasollet nuk shihen dot
as fëmijët e tyre me sy të trishtuar
as të tjerët me sy që druhen
këtu në rrugë ndodhin shumë gjëra
që as me gojë nuk mund të thuhen
këtu studentë edhe punëtorë
vendosni pikat përmbi “i”
prandaj të them zoti ministër
Për çfarë qesh ti, për çfarë qesh ti.
ju dini më mirë se kushdo
që k’to vende e kanë një ligj
ti je i ashpër me popullin tënd
dhe me të tjerët pse kaq servil
ju e tradhtoni trashëgiminë
ndërkohë që gringua trefish na merr
si tradhëton ti dhe të tjerë
me lajkatarët që s’kanë burrëri
prandaj të them zoti ministër
Për çfarë qesh ti, për çfarë qesh ti.
rojet e tu vrasin në rrugë
ata që vdesin janë njerëz të thjeshtë
ata që mbeten qajnë nga inati
hakmarrja në mendje nuk iu hesht
atje në qeli njerëzit e tu
e bëjnë të vuajë një tjetër njeri
dhe pas gjithçkaje ti je direku
i anijes që po fundoset me shpejtësi
ndaj jam kurioz zoti ministër
Për çfarë qesh ti, për çfarë qesh ti. (Nga Mario Benedetti)
Përktheu dhe përshtati nga spanjishtja Meri Lika

Read Previous

Kryemadhi: Incineratori i Tiranës një kodër me dhé, 189 milionë dollarë evazion fiskal

Read Next

Berisha uron pavarësinë e SHBA