Berisha uron pavarësinë e SHBA

Kryetari demokrat, Sali Berisha, uroi Ditën e Pavarësisë së SHBA me një mesazh.

“Sot kombi i madh amerikan feston ditëlindjen e tij, Ditën e Pavarësisë së SHBA.

Së bashku me të, festojnë me mirënjohje të thellë shqiptarët dhe miqtë e tij në gjithë botën.

Amerikanët festojnë sot krenarë pavarësinë e vendit të tyre, si superfuqia e lirisë, festojnë si kombi që ka bërë më shumë se çdo komb për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe në veçanti me lirinë e shqiptarëve.

Ky vit është dhe 100-vjetori i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA.

Partia Demokratike ka dhënë kontributin më të madh dhe historik në këto marrëdhënie. Ajo mbetet e vendosur të bëjë dhe më shumë në 100 vitet që vijnë!

Happy 4th of July!” shkruan Berisha

Read Previous

PËR ÇFARË QESH

Read Next

Berisha për çështjen Salianji : Hakmarrja e mafies shtetërore është e verbër