Për Albin Kurtin, Edi Rama “nuk ka qenë” në Kosovë ditët e fundit

Ditën e hënë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij vizituan Kosovën.

Ata u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Kosovë dhe një pjesë e kabinetit të tij.

Por, ndërkohë që Rama e transmetoi drejtpërdrejt në rrjetin e tij social Facebook, duket se Albin Kurti nuk ka preferuar ta pasqyrojë këtë vizitë në Facebook-un e tij edhe pse kanë kaluar dy ditë nga vizita.

Përpjekjet e Ramës për të ironizuar mardhëniet e acaruara midis tij dhe Kurtit, duket se nuk janë injoruar nga Kryeministri i Kosovës.

Veprimi i Kurtit bie më shumë në sy nëse sheh me vëmendje postimet e tij, ai i ka kushtuar një vend të veçantë vizitës që ka bërë në Maqedoninë e Veriut. Pra, nuk është se Albin Kurti nuk e përdor rrjetin social për të njoftuar aktivitetet e tij politike.
L

/kumtari.al

Read Previous

Dita e nëntë e reciprocitetit

Read Next

Saimir Tahiri: “prehu në paqe miku im…”