“PD të riorganizohet ose të mbyllë “dyqanin””/ Aurel Plasari: Një parti që do të jetë qeverisëse duhet të…

Studiuesi Aurel Plasari ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike, që sipas tij kjo forcë politike ka nevojë për riorganizim dhe për një program të ri.

Sipas profesor Plasarit, në pushtet nuk vihet me idenë që ‘po lodhen me një forcë politike dhe të vijë një tjetër’, por duhen programe dhe platforma që të konkurrojnë palën tjetër.

Studiuesi u shpreh se nëse PD nuk riorganizohet nuk do të arrijë dot të jetë një forcë qeverisëse.

“Mendoj që ka nevoja të ngutshme të një riorganizimi, të një platformë të re, të një programi të ri, jo thjesht të konkurrencave. Nuk është çështje e një individi, apo e 4 individëve, por është çështje e programimit të ri të asaj force, ose të mbyllë dyqanin. Ka parti që e kanë kryer misionin.

Demokracia nuk funksionoi kështu, që meqë lodhen me të vjen ky tjetri. Në demokraci konkurrojnë programet, platformat.

PD është krijuar me një program të qartë kur i krijua. Të kontribuonte për pluralizmin, të kryente konvertimin e ekonomisë, të punonte për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të punonte për integrimin në BE.

Këto parime i përkrahu edhe PS, madje edhe duke bërë gare se kush e dashuron më shumë BE. Që këto misione të quhen të përfunduara duhet të kryhen. Nuk jam unë i pari që e them këtë, e kanë thënë njerëz të asaj partie. E ka thënë Mark Marku që duhet një riformatim dhe një rithemelim. Janë koncepte që kanë dalë brenda PD. Unë jam me ato koncepte që nevoja është e një riorganizimi strukturor, por më shumë programor.

Kur unë them mbyllje dyqani, nuk do të thotë që do mbyllet partia, por nuk do arrijë të jetë parti qeverisëse. Një parti që do të jetë qeverisëse duhet të  forcojë ofertën e vet dhe oferta e vetë duhet të jetë më e fuqishme se oferta e tjetrit”, u shpreh Plasari për Opinion.

Read Previous

Raporti i të dërguarit special për vendbanimet në Bregun Perëndimor përplas OKB-me në Izraelin

Read Next

Merkel bën vizitën e fundit si kancelare në Shtëpinë e Bardhë, çfarë do diskutojë me Biden