Pas babës, edhe djali çon mbështetësit në ekstazë me andralla

Bilal Erdogan, djali i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka habitur me deklaratën e tij duke thënë Evropa do të pushojë së ekzistuari.

Këtë deklaratë e ai e ka bërë para mbështetësve të AKP -së në pushtet. Gazetari turk Abdullah Bozkurt, ka publikuar dhe videon në rrjetet sociale ku djali i Rexhep Tajip Erdogan, dëgjohet duke thënë ndër të tjera se në Evropë nuk ka asnjë person qëmeriton të quhet udhëheqës.

“Nuk ka asnjë në Evropë që meriton të quhet udhëheqës. Të gjithë janë kthyer në komikë. Edhe Amerika aktualisht po diskuton çështje shumë serioze dhe po përballet me vështirësi serioze. E ardhmja e Evropës është e zymtë. Është lënda në të cilën jam ekspert dhe në të cilën kam doktoraturë. Evropa do të pushojë së ekzistuari.”

Read Previous

Dita Botërore e Ushqimit 2021: Rëndësia, tema dhe gjithçka që duhet të dini

Read Next

Humb jetën nga COVID-19 gazetari