Pas arratisjes së ish presidentit- Sri Lanka zgjedh kreun e ri të shtetit

Deputetët e Sri Lankës kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickremesinghe si presidentin e ri të vendit, pavarësisht se populli ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Wickremesinghe përballet me detyrën për të nxjerrë vendin nga kolapsi i tij ekonomik dhe për të rivendosur rendin publik pas muajsh protestash masive.

Ai mundi rivalin e tij kryesor për postin, Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundër 82 në votimin parlamentar.

Read Previous

Londra nën flakë, digjet një fshat i tërë

Read Next

Reportazhi i AFP: Vjedhja e trashëgimisë, plaçkitësit bëjnë kërdinë në zonat arkeologjike shqiptare