Parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e sotme do të nis me reshje shiu, për t’i lënë vendin kthjellimeve në orët e tjera të ditës .
Reshjet e shiut do të lokalizohen në zonat malore dhe në jug.
Njoftim nga SHMU
Mbërritën në vend reshjet e shumëpritura të shiut. Dita e premte do të nisë me reshje shiu të herëpashershme e prej orëve të paradites reshjet në veri e qendër të vendit do të ndërpriten për ti lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e shiut do të mbeten të lokaliuara në zonat malore dhe në jug.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 4.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10°C deri në 17°C
në zonat e ulëta 15°C deri në 25°C
në zonat bregdetare 15°C deri në 24°C
Ju urojmë një ditë të mbarë!

Read Previous

Fama, ndoshta, është edhe “dënimi” pse shkrimtari ynë i mirënjohur, Ismail Kadare, nuk e ka marrë çmimin NOBEL

Read Next

Kreditë me probleme bien poshtë kufirit të 7%, në nivelin më të ulët prej janarit 2009