Parashikimi i motit për fundjavën

Sipas SHMU, fundjava pritet te jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.
Dita e shtune do të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Në zonat malore ne verilindje-juglindje reshje bore me intensitet të ulët.

Ditën e diel moti parashikohet me vranësira dhe prej mesdite edhe intervale kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesditë, më pas reshjet do të mbeten prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore por do të marrin karakter lokal. Në zonat malore reshje bore me intensitet të ultë.
Era do të jetë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregedetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

©kumtari.al

Read Previous

Protesta para selisë së PD, nuk mund të mungonte, vjen reagimi i ambasadës Amerikane

Read Next

Basha njofton konferencë urgjente në selinë e PD