Basha njofton konferencë urgjente në selinë e PD

Kryedemorkati, Lulzim Basha ka njoftuar një konferencë urgjente për mediat në selinë e PD në orën 17:30. Kjo lëvizje vjen vetëm disa orë para se të mbahet protesta e thirrur nga Sali Berisha në 8 janar.

Nuk dihet ende se çfarë do deklarojë kryetari aktual i PD, ndërsa siç dihet situata është mjaft e tensionuar dhe deri më tani raportohet se ditën e nesërme mund të ushtrohet edhe dhunë për të bërë të mundur hyrjen brenda selisë edhe pse dyert janë të blinduara.

Ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha ka qenë në selinë blu ku dha një deklaratë për mediat, duke bërë sërish thirrje që Basha të dilte vetë nga zyra dhe gjithashtu kërkoi edhe ndaj deputetëve demokratë që të hiqnin dorë nga mbështetja që po i bënin.

Read Previous

Parashikimi i motit për fundjavën

Read Next

Eurodeputetët Bashës: Dorëhiqu pa përçarë PD