“Nuk guxon kush të mbysë Dibrën”/ Berisha, thirrje dibranëve

Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha, me tone të forta u ka bërë thirrje të gjithë dibranëve të mos lejojnë mbytjen e Dibrës.

Ai theksoi se hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës, mbytja e pjesës së saj më pjellore, më historike, e të shkuarës së saj dhe të ardhmes.

Berisha tha se thirrja e tij për dibranët është të ngrihen në këmbë dhe të votojnë në 14 maj kundër mbytjes së Dibrës.“Sot një pushtues, një armik i egër i Dibrës e ka vendosur para alternativës, shuarjes apo ekzistencës së saj.

Hidrocentrali i Skavicës është mbytja e Dibrës, është mbytja e pjesës së saj më pjellore, më historike, e të shkuarës së saj, e të sotmes dhe të ardhmes së Dibrës. Kurrë ndonjëherë ky vend nuk ka pasur ndonjë rrezik sa ka në këto zgjedhje të 14 majit.

Edi Rama, në zbatim të politikave antishqiptare, kanë bërë gjithçka të zhdukin Dibrën, kanë dështuar gjtihmonë, jam i bindur se do të dështojnë sërish.

Ajo është më e fortë se vetë Korabi. Votini në 14 maj për Dibrën.

Thirrja ime për dibranët, është duajeni Dibrën sa e do Sali Berisha. Po ta doni sa e do Sali Berisha nuk guxon kush të mbysë Dibrën. Ngrihuni në këmbë kudo që jeni të vini të voton për mbrojtjen e Dibrës, votoni Ismail Ukën”, tha Berisha./

Read Previous

Makina përplas këmbësorin në Tiranë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Read Next

Një i ri qëllon me “pistoletë imituese” në oborrin e një shkolle nëTiranë