Një person është gjetur i pajetë në lagjen numër 4 në Pogradec

Një person është gjetur i pajetë në lagjen numër 4 në Pogradec. Trupi është gjetur nga familjarët dhe dyshohet se viktima ka humbur jetën disa ditë më pare.

Nga informacionet paraprake, mendohet se shkak i humbjes së jetës ka qenë kontakti me rrymën elektrike.

Aktualisht trupi është dërguar për ekzaminim në morg, nga ku pritet të mësohet arsyeja e vdekjes. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read Previous

Milani e nis kampionatin me fitore

Read Next

Mediat kroate publikojnë vidon kur Ana Bërnabiq kaloi kufirin kroat me skaf