Milani e nis kampionatin me fitore

Milani ka nisur me fitore këtë edicion në Serinë A, duke mundur me shifrat 4-2 Udinezen. Një fitore e cila në fakt nuk ka kaluar pa probleme për kampionët në fuqi, sidomos në pjesën e parë e cila u mbyll në barazim.

Goli i Bekaos që në minutën e dytë të sfidës tronditi kampionët, por ata reaguan menjëherë dhe ia dolën të barazonin me penalltinë e Teo Hernandez, pas një faulli ndaj Kalabria në zonë. Ishte përsëri Kalabria protagonist i golit të dytë pak minuta më vonë, kur harkoi për Rebiç i cili nuk gaboi para portës. Dukej se Milani kishte gjithçka nën kontroll më pas, e megjithatë, një përgjumje tjetër e kuqezinjve u kushtoi shtrenjtë pasi para mbylljes së pjesës së parë Masina me kokë barazoi rezultatin.

Gjithsesi, kuqezinjtë iu deshën pak sekonda pas rifillimit të sfidës për të kaluar përsëri në avantazh, këtë herë me anë të Brahim Diaz i cili shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes mike e cila nuk largoi topin nga zona. Goli i dytë i Rebiç, në minutën e 68, vulosi fatin e këtij dueli, ndërsa i dha mundësinë Piolit edhe të hidhte në fushë debutuesit si De Ketelar, Origi apo edhe Pobega, të cilët shënuan kështu ndeshjen e parë në Serinë A me fanellën kuqezi.

MILAN-UDINEZE 4-2
11′ (p) Hernandez, 15′, 68′ Rebiç, 46′ B. Diaz / 2′ Bekao, 45’+3′ Masina

NGJARJET KRYESORE

90′-7′ Mbyllet ndeshja me susksesin 4-2 të Milanit. 

89’ De Ketelar gjen rrugën e rrjetës me një gjuajtje të shpejtë në zonë, por rrjeta anulohet për shkak të pozicionit jashtë loje të Origit gjatë aksionit.

76’ Leao i afrohet golit të radhës pas një depërtimi nga e djathta, teksa gjuan me të majtën e tij, por sfera kalon mbi traversën e portës së Udinezes.

68’ Kuqezinjtë thellojnë diferencën. Insistim i Mesias dhe Brahim Diaz në krahun e djathtë ku i vjedhin topin Pereiras. Pasimi në qendër gjen Rebiç i cili dërgon topin në rrjetë. 4-2.

46’ Nis menjëherë me gol pjesa e dytë. Pas një harkimi nga e majta, mbrojtja e Udinezes nuk largon sferën dhe ia dorëzon Brahim Diaz i cili pak hapa larg portës e shtyn sferën në rrjetë.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin 2-2

45’+3’ Barazohen shifrat! Harkim nga e djathta në zonën e kuqezinjve ku Mesina fluturon dhe me kokë mposht Menja.

15’ Përmbysje e Milanit! Kalabria nga e djathta harkon ën zonë dhe Rebiç gjuan me forcë duke dërguar sferën në rrjetë.

11’ Barazon Milani me penallti, Hernandez nuk gabon nga pika e bardhë.

7’-10’ Rast i rrezikshëm i Milanit me Brahim Diaz i cili gjuan nga e djathta, portieri i Udinezes grushton dhe Kalabria vjen me shpejtësi, por gjuajtja e tij nuk kalon pas ndërhyrjes së mbrojtësve vendas, teksa pretendon për penallti pas ndërhyrjes së Sopi. Gjyqtari shkon të shohë pamjet dhe jep 11-metërsh për kuqezinjtë.

2’ Tronditet Milani. Pas një goditje këndi, Bekao me kokë dërgon topin në rrjetë. 0-1/panorama sport

 

Read Previous

Plagosje me armë në Kuçovë

Read Next

Një person është gjetur i pajetë në lagjen numër 4 në Pogradec