Një ngjarje e dhimbshme por dhe triumfi në historinë e kombit tonë!

 Gazeta Kumtari 

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, 23 vjet me pare, ish kasapi i Ballkanit Solobodan Millosheviçi ndermorri spastrimin etnik dhe genocidin e krimet me te egra kunder njerezimit ndaj shqiptareve te Kosoves. Hordhite e tij barbare perzune nga vatrat e tyre dhe nisen drejt Shqiperise rreth 1 milion shqiptare.

Millosheviçi, me operacionin e tij “Patkoi”, synonte te realizonte endrren e tij te vjeter, spastrimin etnik te Kosoves, pra Kosoven pa shqiptare. Por me barbarite e tij ai synonte edhe perhapjen jashte kufinjve te ish Jugosllavise ne Shqiperi te katastrofes se madhe njerezore qe kishte shkaktuar ne Kosove. Mirepo projekti i tij deshtoi. Shqiptaret, nga veriu ne jug, nga lindja ne perendim hapen zemrat dhe vatrat e tyre per vellezerit te ndare prej 50 vitesh, tashti ne dhimbje sakrifica dhe zi. Vetem Kukesi, Hasi dhe Tropoja strehuan rreth çerek milione vellezer e motra nga Kosova dhe po keshtu mbare Shqiperia.

Shqiptaret me mikpritjen dhe bujarine e tyre u deshmuan samaritane te vertete dhe bene te deshtoje projeki ogurzi i Beogradit per te krijuar nje tragjedi tjeter njerezore ne Shqiperi. Por kjo sage vuajtje biblike e shqiptareve te Kosoves pati dhe mrekulline e saj: kthimin e tyre brenda nje jave ne vatrat e tyre pas kapitullimit te Milloshevicit si deshmi e ngadhenjimit tyre mbi barbarite, vuajtjen, dhimbjen dhe genocidin.

Sot pas 23 vitesh Kosova eshte e lire e pavarur faktor paqe dhe stabiliteti ne rajon. Por perseri gjer sot Beogradi refuzon te njohe e te denoje genocidin krimet monstruoze te tij ne Kosove. Madje edhe sot presidenti i serbomadhise ish Gebelsi i Millosheviçit gjate luftes ne Kosove Aleksander Vuçiç i thure hymne Sadamit te Ballkanit dhe organizon provokacione e kerkon ndarjen coptimin e Kosoves.

Sot pas 23 viteve Edi Rama duke shkelmuar mbi lumenjte e gjakut, djerses, dhimbjeve dhe sakrificave te shqiptarve te Kosoves ne plojen dhe kalvarin e mizorive te pushtuesit serb eshte shnderruar ne nje vasal te padronit te tij Vuçiç, projektit te tij anti shqiptar te serbomadhise Ballkanit te Hapur.

Ndaj sot te dashur miq, le te shprehim ne nderimin tone me te madh per sagen e dhimbshme te te gjithe atyre qe 23 vite me pare u detyruan nen dhune e terror te braktisin shtepite e tyre por qe u kthyen ne ditet me te para te mundshme ne vatrat e tyre dhe i rindertuan ato nga shkrumbi dhe hiri. Nje mirenjohje te veçante te shprehim ne kete pervjetor per mikpritesit e tyre bujare e fisnik ne Shqiperi.

Se fundi ju ftoj te dashur miq te denojme me force qendrimet e serbomadhit Vuçiç ndaj masakrave, genocidit dhe krimeve kunder njerezimit te pushtuesve barbare serbe ne Kosove dhe sherbimet qe i bene atij Edi Rama argati i Beogradit ne Tirane. ©kumtari.al

Read Previous

Platforma e Alibeajt/ Reagon Ervin Salianji: Krijojnë premisat për ndarjen përfundimtare të Partisë Demokratike

Read Next

Historia e vërtetë pas “Zonjës së Parë”