Nisin reshjet e borës në Kukës, pritet ulje e temperaturave

Në qytetin e Kukësit kanë nisur reshjet e para të borës. Flokët e dëborës janë pikasur fillimisht në zonat e thella malore si Novosej, Shishtaveci, Borje e Topojani. Më pas reshjet në mesditën e të shtunës kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit. Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Është ende herët të fliter për problematika, por në orët në vijim pritet që moti të përkeqësohet. Meterologët parashikojnë që termometri do të zbresë nën 0 gradë, duke krijuar ngrica dhe reshje të dendura bore.

Read Previous

Flasim kur vjedhja është kryer, heshtim kur projektohet.

Read Next

Në mbretërinë e Princit të Vogël