Në mbretërinë e Princit të Vogël

Merita është e një gruaje: jo e Consuelos, “pendës” së tij të dashur, të cilës i kushtonte letra prekëse deri udhëtimin e fundit. Por Elizabeth Reynal, gruas së njërit prej botuesve të tij amerikanë. Ishte ajo që e nxiti shkrimtarin-aviator të shkruante një histori për fëmijë, rreth figurës së një fëmije që zhbirilonte mes letrave të tijnjë djaloshi biond, me shallin që iafrynte era, që ndiqte plot etje perëndimet e Diellit dhe kuriozitetet.

Princi i Vogël” u botua për herë të parë në Nju Jork nga Reynal & Hitchcock në mesin e luftës së Luftës së Dytë Botërore. Ishte 6 prilli i vitit 1943. Antoine de Saint-Exupéry sapo ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara. Disa muaj më vonë i shkroi botuesit: Nuk di asgjë mbi fatin e librit tim. Madje as nëse doli në librari! Ju lutem më shkruani!”.

Brenda pak muajsh u shitë37.000 kopje. Pra një sukses i vërtetë, por që nuk mund tëkrahasohet me atë që do të ndodhte më vonë. Tetëdhjetë vjet më vonë, Princi i Vogël është një nga 10 librat më të shitur në botë, me rreth 200 milionë kopje në qarkullim.

I zakonshëmes dhuratave që bëhen për Krishtlindjeve, protagonist i përshtatjeve muzikore, teatrale dhe audiovizuale të të gjitha llojeve, ai është së bashku me Pinokub, libri më i famshëm për fëmijë.

Dhe sekreti gjendet pikërisht tek autori i tij, tek aviatori magjepsës nga Lioni, të cilit botuesit dhe romancierët i kushtojnë biografi, letra dhe histori spiunazhi, duke qenë të vendosur të gërmojnë mbi jetëe tij misterioze, duke nisur nga fëmijëria e tij në një kështjellë të Saint-Maurice-de-Rémens në Le Mans.

I treti nga 5 fëmijëtme baba vikontin Jean de Saint-Exupéry, që vdiq kur ai ishte vetëm 4vjeç. E ëma ishte piktoredhe la trashëgim pasionin e madh për bojërat e ujit. Kur u rrit u regjistrua në regjimentin e aviacionit në Strasburg, ku mori licencën e pilotit civil dhe ushtarak.

Ishte protagonist i shumë aventurave:si pilot i kompanisë së përgjithshme aeronautike në Afrikë dhe deri në Buenos Aires, ku ishte drejtor i linjës aeropostale ArgjentinëFrancë. Dhepër të vazhduar më pas me operacionet e njëpasnjëshme në shkretëtirë, si në rastin kur tenton një mision të rrezikshëmidis Parisit dhe Saigonit.

Pastaj vijnë misionet e zbulimit ajror gjatë luftës, si kapiten rezervë. Deri në misionin e fundit, midis Sardenjës (që  vitin 2019 i kushtoi atij një muze) dhe Korsikës. Një fluturim fatal që frymëzon sot një nga shkrimtarët kryesorë francezë të gjinisë thriller, Michel Bussi, të investigojë mbi atë që ndodhi mëngjesin e 31 korrikut 1944, kur Antoine de Saint-Exupéry u nis me avionin e tij nga Borgo.

Nuk do të kthehej më kurrë. Disa rrënoja të avionit amerikan me dy motorë u gjetëvite më vonë, por jo eshtrat e tij. Bussi riheton misterin nën dritën e Princit të Vogël me librin e ri “Kodi 612:Kush e vrau Princin e Vogël?. Por sikur ai rrëfim të ishte testamenti i tij?

“Do të dukem si i vdekur dhe nuk do të jem i vërtetë” lexohet në kapitullin 26 të tregimit. Investigimi nis pikërisht aty për të rizbuluar atë libër kaq të vështirë për tklasifikuar:përrallë filozofike, edukim sentimental, një vepëshpirtërore fshehur pas një historie naive delikate për fëmijët.

“Princi i Vogël është një libër që nuk ka të ngjashënë historinë e letërsisë. Është për fëmijë por edhe për të rritur. Është libri i një njeriu që e kishte përkufizuar jetën e tij si një mërgim të gjatë nga fëmijëria, por që deri në fund ishte një i rritur i përkushtuar dhe shumë serioz, i aftë për të shkuar në Shtetet e Bashkuara dhe për ta bindur opinionin publik atje mbi nevojën për ta mbrojtur Evropën.

Është libri i një aviatori-shkrimtar që donte ti komunikonte njerëzimit vizionin që kishte pasur për një botë të parë nga lart. Atij i lindi spontanisht pyetja:Ku humbët o njerëz? Si jetoni? Si kujdeseni për një planet kaq të vogël në pafundësinë e hapësirës?”– shprehet Anna Castagnoli, e cila ka shkruar parathënien e një botimi të ri të ripërpunuar të tekstit (Mondadori), përkthyer nga poetesha Chandra Livia Candiani dhe ilustruar nga Beatrice Alemagna.

Kjo e fundit e pranon se e ka përjetuar me jo pak frikë sfidën e një historie të ngulitur thellënë memorien kolektive, përfshirë vizatimet. “Në fillim refuzova ftesë. Pasi ndihesha sikurpo bëja një herezi. Më pas u përballa me sfidën për ta revolucionarizuar paksa rrëfiminUpërpoqa të bëj risi aty ku ishte e mundur. Teksti është shumë i qartë dhe i përshkruan në mënyrë të përsosur personazhet.

Pa tradhtuar veprën, por duke eksploruar rrugë të vogla paralele me të. Për shembull, duke u përpjekur ta interpretoj thënien e vazhdueshme të autorit, se kemi të bëjmë me një qenie të vogël. Për këtë arsye e kam përfaqësuar protagonistin si një kukudh.

Dhe doja të shfaqja aty edhe aviatorin, sepse si lexuese më është dukur gjithmonë shumë zhgënjyese të mos e shihja kurrë pranë Princit të Vogël. Tashmë ne e dimë se fëmija është në thelb alteregoja e Saint-Exupéry. Por për mua ishte e rëndësishme të kishte një krahasim të drejtpërdrejtë midis të dyve.

Si shpjegoj suksesin e madh të këtij libri? Sepse ai rrëfenjë aventurë të çmendur psikologjike, e cila është shumë e pasur në përmbajtje: politika, frika nga rritja, dëshira për të mbrojtur fëmijën që është brenda nesh, fiksimi pas pushtetit, dallimi mes të qenit dhe të dukurit.

Një nga skenat që më emocionoi? Kujdesi për trëndafilin. E qara e fëmijës, kur zbuloi se trëndafili i tij nuk është unik dhe i rrallë, por se në Tokë ka shumë të tjerë si ai. Dhe më pas kjo aventurë ndërgalaktike, është historia e një miqësie të madhe dhe emocionuese. Janë këto përmbajtje shpërthyese të librit, që e bëjnë atë një tekst të vlerësuar po aq sa edhe biblanë Francë– thotë ajo.

Një nderim që sot përsëritet. Teatri “La Scala në Milano ka porositur kompozitorin Pierangelo Valtinoni të krijojë një shfaqje që do të drejtohet nga Polly Graham. Dhe pritet që vepra të shfaqet më 1 shkurt në Romë, dhe prej andej në qytetet kryesore italiane.

“Princi i Vogël është një kryevepër e aftë të krijojë një harmoni të papërshkrueshme me lexuesit, dhe nga ky këndvështrim shifrat flasin vetë”,– thotë producenti Antonio Murciano.“Mendoj se arsyeja, është fakti që është një vepër e përshtatshme për çdo moshë. Ajo që jemi përpjekur të bëjmë është ta transpozojmë të njëjtën magji në skenë, për ti dhënë gjithëspektatorëve një përvojë unike”– shton ai.

Do të jetë imagjinata, siguron regjisori Stefano Genovese, ajo që do të jetë më e kërkuaranëkoherencë me idenë se “thelbësorja është e padukshme për sytë”:“Sytë, veshët, nuhatja… janë vetëm disa pjesë shqisore për të arritur në destinacionin përfundimtar: në zemrën e çdo spektatori”– shprehet ai.

Këtë destinacion ka edhe koleksioni epistolar që shtëpia botuese “L’Orma ka përmbledhur së fundmi në librin “Saint-Exupéry me një ëndërr në mendje. Letra nga një planet mes yjeve” (redaktuar nga Eusebio Trabucchi). Ai përmban letra që shkrimtari i ka shkruar nënës, miqve, të dashurave të tij, në sfondin e skenarëve më tipikë të librave të tij (“Udhëtimi natën”, “Toka e njerëzve”, Aviatori”):shkretëtira, gjëmimet e luftës. Në bordin e një avioniku njeriu bie në kontakt me erën, natën, rërën e detit. vërteta kërkohet mes yjeve.

“Ajo që të mahnit tek Saint-Exupéry është natyra e tij enigmatike, disproporcioni i tij”thotëshkrimtarja Romana Petri, që së shpejti do të vijë për lexuesit me biografinë e trilluar “Tonio. Ai ishte i uritur për jetënashtu si për vdekjen, për dashurinëashtu si pëvetminë. Mund të jetë një libër i hapur, por edhe një tekst i koduar. Të bën përshtypje fiksimi i tij pas të ëmës. Edhe pse nuk ishte nxitur kurrë nga ajo grua e vuajtur, që para tij kishte humbur burrin dhe dy fëmijë. Besoj se suksesi i madh i “Princit të Vogël” i detyrohet pikërisht sharmit të errët të gjithëngrënësit”.

Magnetizmi i atij që në fakt nuk duhet ta dinte se do të rritej, siç nënvizon Chiara Gamberale në një botim tjetër të Princit të Vogël, që një burrë na la si trashëgimi 80 vjet më parë, së bashku me një dhelpër dhe një trëndafil për të na kujtuar në çdo vend dhe kohë – ndjenjën e miqësisë, vlerën e kujdesit për njëri-tjetrin dhe bukurinë e emocionitnjerëzor. / Espresso – Bota.al

Read Previous

Nisin reshjet e borës në Kukës, pritet ulje e temperaturave

Read Next

Di Lana në Boston