Nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës

Facebook: Gazeta Kumtari

Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për mandatin e Ministres së Jashtme Olta Xhaçka ka nisur. Në seancën e sotme do të shqyrtohet kërkesa e 14 deputetëve të Partisë Demokratike per heqjen e mandatit te ministres.

Sipas kërkesës, Xhaçka, aktualisht ministre për Europën dhe Punët e Jashtme në qeverinë “Rama” ka përfituar drejtpërdrejt të mira publike nëpërmjet vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike në favor të kompanive në zotërim të bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi dhe familjarëve të tjerë të ministres.

Kërkesa është firmosur nga 14 deputetë të kësaj partie dhe i referohet neneve kushtetuese që ndalojnë deputetin që të përfitojë të mira publike.

“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës,” thuhet në kërkesën e PD.

Deputetët e PD-së arsyetojnë se bazuar në ligjin nr. 9367/2005 për konfliktin e interesit provohet se deputetja Xhaçka ka kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit.

Read Previous

Moti i keq/ Anulohen lundrimet drejt Barit dhe Ankonës

Read Next

Nisin shkarkimet nga HEC-i i Vaut të Dejës. Disa zona në Shkodër pa energji elektrike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *