Ngjarje e rëndë në SHBA/ Aktori shqiptar dhe gruaja u hodhën nga ballkoni

Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28 vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.

Në një moment tjetër është fiskuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku … që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje

Mësohet se çifti la pas dy fëmijë të mitur 2 dhe 6 vjeç. Ata prej vitesh ishin shpërngulur në New Jork për një jetë më të mirë.

Nuk dihet ende shkaku që ka çuar 35-vjeçarin shqiptar që të ndërmarr këtë akt kaq ekstrem, për gruan dhe veten e tij.

Florind Belliu, ka qenë me profesion aktor, ku ka luajtur në disa role, në teatër dhe shfaqje komike.

Read Previous

Përdori civilët si mburojë/ Amnesty International i përgjigjet Kievit: Po, i qëndrojmë plotësisht kërkimit tonë

Read Next

Çmimet e shtrenjta dhe rënia e prodhimit, efekte edhe te konsumi i bulmetit