Ngjarja në Gllogjan, Reagon Presidenti Meta

Ka reaguar Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për ngjarjen e mbremjes së sotme në Gllogjan, ku humben jetën 4 persona, midis tyre dy nxënës shkolle, kur një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të autobusit me të cilin po udhëtonin.

Postimi i Presidentit Meta:

Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur.
Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë.
Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë!
Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor.

https://www.facebook.com/100044557321054/posts/441607727334468/?d=n

Read Previous

Reagon Presidentja Osmani për ngjarjen në Gllogjan

Read Next

“Foie Gras”, ky ushqim pasanikësh që mbart në vetvete shumë polemika