Nga Ylli Manjani: Demokraturë…

Nga Ylli Manjani

Kundërshtarin politik duam ta dënojë drejtësia, ta arrestojë policia, ta nongratësojë Amerika, të mos e rregjistrojë gjykata,ta ndalojë KQZ, të mos e kandidojë partia e vet e ç’nuk duam…

Duam madje edhe ti bjerë pika, ta shtypë makina apo ta hajë mortja…

Duam pra ta eleminojmë nga gara jo me votë, ide, garë e mjete politike. Duam ta kemi fushën bosh që ta kemi kollaj të fitojmë pa garë…

Kjo është sjellja e politikanëve ndaj njëri-tjetrit dhe, për fat të keq,edhe e popullit tifoz.

Politika pra nuk është garë idesh, por betejë si të eleminohet ai që ke përballë jashtë sistemit të votimit…

Pak kush gjykon dhe vlerëson sjelljen politike, vendimet e marra, përgjegjësinë publike të politikanit. Shumica dërrmuese e shohin politikanin me dëshirën që ai/ajo të lidhet me pranga apo mundësisht të vdesë…

Paaftësi politike kolektive!

Në thelb nuk ka ndryshuar asgjë nga sistemi komunist e Enver Hoxhës. Dallimi është se ai të pushkatonte, sot të lënë gjallë. Por gjyqin publik ta bëjnë sikur do të të pushkatojnë…

Edhe thonë pastaj që jemi në sistem demokratik!
Le pastaj kur thonë “zgjedhje” dhe “të lira”… hahahahahahaha

Read Previous

Të paktën 41 vetë humbën jetën dhe 45 u plagosën nga një zjarr brenda një kishe në qytetin egjiptian të Gizës

Read Next

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare kineasti Kristaq Dhamo