Në Itali ishte për burg, në Shqipëri punon në doganë

Thellohet skandali i doganinerit Julian Mandija, arrestuar në Portin e Durrësit, aty ku punonte doganier ndërkohë që në Itali kishte një dënim për trafik droge dhe ishte dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Julian Mandija, duke parë përfitimet nga posti i doganierit ka shkuar edhe më tej. Babai i tij, Ilir Mandija drejton një agjenci doganore, agjencinë “Dean” duke qenë në konflikt interesi të hapur, pasi i biri është doganier.

Këtë aktivitet e kryenin së bashku të pashqetësuar, edhe pse shumica e miqve, kolegëve por edhe zyrtarëve e dinin si fakt. Askush nuk shqetësohej por përkundrazi, vazhdonin të punonin të pashqetësuar.

Arrestimi i Mandijas u bë në vendin e punës. 42 vjecarit i janë hedhur prangat ndërkohë që kishte pesë vjet që punonte në Doganën e Durrësit. Mandija do të ekstradohet dejt Italisë ku do vuajë dënimin për Trafik të Lëndëve Narkotike.

Read Previous

Ish krerët e UÇK-së në Hagë: Të pakënaqur me ushqimin, vizitat familjare dhe orarin e shkurtër të shëtitjeve

Read Next

Policia shpëton “mbretin” e Instagramit nga pengmarrësit