Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Pas një denoncimi në polici për një pengmarrje, Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë.
Bëhet fjalë për shtetasin K. B, nga nofka “mbreti” i Instagramit, kuptohet që kemi të bëjmë me raste personazhesh qesharakë të rrjeteve sociale, të cilët në ditët e sotme i gjen me shumicë. Gjithsesi reagimi i Policisë ka qenë i atypëratyshëm.
Më poshtë deklarata zyrtare e Policisë së Shtetit:
Sqarim i Policisë së Tiranës:
Në lidhje me një lajm të publikuar në disa media për rrëmbimin e shtetasit K. B, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e tij dhe po bëjnë shoqërimin e tij për në ambientet e Komisariatit, për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen.Gjithashtu, është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 4 po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.