NATO fillon stërvitjet ushtarake në Baltik

Një nga stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Balltik , e quajtur “Iriqi”, është duke u zhvilluar.

Stërvitjet përfshijnë 10 vende, duke përfshirë Finlandën dhe Suedinë, të cilat pritet të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën brenda disa ditësh.

Stërvitjet në Estoni, të cilat do të zgjasin deri më 3 qershor, u organizuan përpara pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën apo Suedinë, por një zgjerim ushtarak pranë kufirit të saj do të kërkonte një reagim.

Suedia konfirmoi të hënën synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO, duke iu bashkuar Finlandës, e cila deklaroi qëndrimin e saj javën e kaluar.

Read Previous

Alibeaj luan perfekt rolin si violinë e dytë e Ramës

Read Next

Vizioni i Berishës, vizita e Pompeos dhe mantenuta e Ballës