Alibeaj luan perfekt rolin si violinë e dytë e Ramës

Raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit është ezauruar pasi palët nuk kanë paraqitur asnjë emër kandidati. Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat duket mo ta mo si violinë e dytë e Ramës.

Alibeaj tha se e kanë bërë detyrën e tyre ndërsa shtoi se palët duhet të marrin pjesë në proces.

Ç’thotë Rama paradite, e përforcon Alibeaj pasdite.

“Raundi i parë mbaroi, kuptohet çfarë fshihet pas saj. E bëmë detyrimin tonë. Të merrni pjesë në proces.

Arsyetimi fare i thjeshtë. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin. Duhet një President mbi palët.
Qëndrimi ynë i qartë. Kemi bërë një deklaratë të çuar zyrtarisht mazhorancës. Me një logjikë të thjeshtë.
Nëse duhet të zgjedh Presidentin e gjithë shqiptarëve, duhet një president konsensual. Duhet një proces i besueshëm.”-tha Alibeaj.

Më herët kryeministri Rama tha se do të presin me durim një konsensus mes palëve ndërsa theksoi se s’kanë një emër konkret për Presidentin e ri.

Read Previous

Berisha nga Kukësi: Rama nuk kurseu asgjë për krijimin e një opozite false

Read Next

NATO fillon stërvitjet ushtarake në Baltik